Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili ndau rrëfime nga sukseset e sportistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” dhe foli për sfidat që e presin Kosovën drejt organizimit të “Prishtina 2030”. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis. Biseda nisi me paraqitjen e Kosovës në “Taranto 2026”, ku Krasniqi kujtoi momentet më të veçanta të delegacionit kosovar dhe sukseset e sportistëve që arritën të siguronin rezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua xhudos, ku u fol për medaljet e fituara dhe rolin e trajnerit Driton Kuka, duke vlerësuar vazhdimësinë e sukseseve të sportistëve kosovarë në këtë sport. Në vazhdim, Krasniqi foli edhe për paraqitjet në karate dhe boks, duke analizuar rezultatet e arritura dhe rëndësinë që kanë këto disiplina për përfaqësimin e Kosovës në garat ndërkombëtare. Më pas, vëmendja u zhvendos te “Prishtina 2030”, ku Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare. Krasniqi foli për përgatitjet që kanë nisur dhe përgjegjësinë që bart organizimi i një ngjarjeje të përmasave të tilla. Në fund, kryetari i KOK-ut u ndal te investimet dhe infrastruktura sportive, duke folur për nevojat më urgjente dhe hapat që duhet të ndërmerren për ta bërë Kosovën gati për një prej ngjarjeve më të mëdha sportive që do të organizohen në vend.
- EXFIS
- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
Podden och tillhörande omslagsbild på den här sidan tillhör
Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva. Innehållet i podden är skapat av Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva och inte av,
eller tillsammans med, Poddtoppen.