Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu, i cili rrëfeu për rrugëtimin e tij në futboll, nga fillimet si futbollist e deri te sukseset e shumta të arritura në karrierën si trajner. Biseda nisi me fillimet e karrierës së Sejdiut si futbollist dhe titullin e kampionit të Kosovës të fituar me Trepçën në sezonin 1992/93, përpara se rrugëtimi i tij të vazhdonte në zejen e trajnerit, ku do të ndërtonte një karrierë të suksesshme. Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua Trepçës, ku Sejdiu si trajner arriti të fitojë titullin e kampionit dhe Superkupën e Kosovës, duke kujtuar edhe momentet më të rëndësishme të asaj periudhe. Në vazhdim, ai foli për sukseset me Feronikelin, ku fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, ndërsa u ndal edhe te eksperiencat në klubet e tjera, përfshirë Besën e Pejës dhe periudhën kur ishte afër drejtimit të Prishtinës. Biseda solli edhe një dimension më personal të karrierës së tij, me Sejdiun që foli për dy djemtë e tij, Florentin dhe Isufin, të cilët gjithashtu kanë luajtur futboll, duke ndarë edhe përvojat e tij si baba dhe trajner. Në pjesën e dytë të bisedës, vëmendja u zhvendos te Kombëtarja e Kosovës, fitorja ndaj Irlandës dhe sfida e radhës ndaj Austrisë. Sejdiu analizoi atë që duhet të përmirësojnë “Dardanët”, çfarë do t’u kërkonte lojtarëve në këtë përballje dhe dha vlerësimin e tij për punën e përzgjedhësit Franco Foda.
- EXFIS
- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
Podden och tillhörande omslagsbild på den här sidan tillhör
Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva. Innehållet i podden är skapat av Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva och inte av,
eller tillsammans med, Poddtoppen.