Në episodin e radhës, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Florent Hasani, i cili ndau me publikun rrugëtimin e tij në futboll, sukseset në Kosovë dhe eksperiencat në arenën ndërkombëtare. Gjatë bisedës, Hasani kujtoi fillimet e tij në futboll, duke u ndalur te titulli historik i kampionit me Llamkos Kosovën, sukses që shënoi një pikë kthese në karrierën e tij dhe i hapi rrugën drejt niveleve më të larta të futbollit.
Më pas, ai foli për periudhën te Trepça ’89, ku fitoi një tjetër titull kampioni dhe siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane, duke e cilësuar atë si një ndër etapat më të rëndësishme të karrierës së tij. Një nga momentet më interesante të episodit ishte rrëfimi për transferimin në futbollin hungarez, ku Hasani zbuloi episodin që ndikoi drejtpërdrejt në këtë lëvizje, si dhe pranoi se fillimisht nuk kishte dëshirë të largohej drejt Diosgyorit. Në vazhdim, reprezentuesi i Kosovës ndau përvojën e tij në Izrael, duke folur për një aventurë që nisi në mënyrë premtuese, por përfundoi ndryshe nga pritshmëritë, ndërsa shpjegoi edhe arsyet që ndikuan në atë periudhë të karrierës. Në fund, Hasani u ndal te eksperienca në Turqi me Bolusporin, ku mbajti shiritin e kapitenit, duke e cilësuar besimin e fituar brenda klubit si një nga arritjet më të veçanta të karrierës së tij. Një episod me rrëfime ekskluzive, momente të paharrueshme dhe histori interesante nga karriera e një prej futbollistëve më të njohur të Kosovës.
- EXFIS
- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit
- Heineken
- Heineken është këtu për të shoqëruar emocionet, festën dhe çdo moment të madh që na pret këtë Botëror.
- Për më shumë: https://www.facebook.com/heineken
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com