Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj. Në një bisedë të hapur me gazetarët e Telegrafit, ai ndau rrëfime nga fillimet në futboll, debutimi i hershëm dhe rrugëtimi që e çoi deri te fanella e Kosovës. Biseda nisi me hapat e parë të Bekajt në futboll, ku ai kujtoi periudhën te Ramiz Sadiku dhe formimin e tij si portier i ri. Më pas, ai foli për debutimin në moshën vetëm 16-vjeçare, një moment që shënoi nisjen e karrierës së tij në futbollin profesionist. Portieri kosovar u ndal edhe te kalimi te FC Prishtina, ku fitoi besimin e trajnerit Bylbyl Sokoli për të debutuar me ekipin e parë. Bekaj e veçoi këtë periudhë si një hap vendimtar në zhvillimin e tij dhe në rrugën drejt niveleve më të larta. Në vazhdim, ai ndau emocionet e ftesës dhe debutimit me Kombëtarja e Kosovës, duke e përshkruar fanellën dardane si një nga krenaritë më të mëdha të karrierës së tij. Episodi prek edhe eksperiencat e tij jashtë Kosovës, sfidat e futbollit modern dhe rritjen e vazhdueshme si portier.
- EXFIS
- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit
- Heineken
- Heineken është këtu për të shoqëruar emocionet, festën dhe çdo moment të madh që na pret këtë Botëror. - Për më shumë: https://www.facebook.com/heineken
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
Podden och tillhörande omslagsbild på den här sidan tillhör
Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva. Innehållet i podden är skapat av Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva och inte av,
eller tillsammans med, Poddtoppen.