Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit diskutuan gjerësisht për Kampionatin Botëror 2026, duke analizuar skuadrat favorite për trofeun, kombëtaret që mund të befasojnë dhe lojtarët që pritet të jenë protagonistët kryesorë të turneut. Gjatë debatit, gazetari Bardh Maxhuni veçoi dy kombëtare që sipas tij janë favoritët kryesorë për të fituar Kupën e Botës, duke analizuar cilësinë e skuadrave, përvojën në turne të mëdha dhe vazhdimësinë që kanë treguar në vitet e fundit. Në anën tjetër, gazetari Shkumbin Pireva u ndal te Argjentina, kampionia në fuqi, duke shpjeguar pse e sheh si një nga pretendentet më serioze për ta mbrojtur titullin. Ai veçoi mentalitetin fitues, përvojën e lojtarëve dhe stabilitetin e krijuar brenda skuadrës si elemente kyçe të suksesit të saj. Ndërkohë, gazetari Lavdim Pireva analizoi shanset e Portugalisë në këtë Botëror, duke diskutuar potencialin e brezit aktual dhe faktorët që mund ta ndihmojnë kombëtaren portugeze të arrijë deri në fazat vendimtare të garës. Pjesë e diskutimit ishin edhe parashikimet për fituesin e Kupës së Botës, futbollistin që mund të shpallet lojtari më i mirë i turneut, si dhe kandidati kryesor për “Këpucën e Artë”. Një episod me analiza, debate dhe parashikime interesante për ngjarjen më të madhe të futbollit botëror.
- EXFIS
- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.
Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit
- E Bukura e Dheut
- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.
- Për më shumë: https://www.ebukura.com
- Heineken
- Heineken është këtu për të shoqëruar emocionet, festën dhe çdo moment të madh që na pret këtë Botëror. - Për më shumë: https://www.facebook.com/heineken
Podden och tillhörande omslagsbild på den här sidan tillhör
Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva. Innehållet i podden är skapat av Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva och inte av,
eller tillsammans med, Poddtoppen.