Arena e Yjeve - Telegrafi
Avsnitt

#90: Arena e Yjeve – Kastriot Rexha - Sulmuesi që dominoi futbollin e Kosovës për një dekadë

Dela

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte ish-sulmuesi i njohur kosovar Kastriot Rexha, i cili ndau me publikun rrugëtimin e tij të gjatë në futboll, sukseset me klubet ku ka luajtur dhe sfidat që ka hasur gjatë karrierës.  Gjatë bisedës, Rexha kujtoi fillimet e tij në futboll te Hysi, klubi ku hodhi hapat e parë në nivel profesional dhe ku përjetoi suksesin e madh të shpalljes kampion. Ai foli për atmosferën brenda skuadrës dhe faktorët që e bënë atë ekip një nga më të suksesshmit e kohës. Ish-sulmuesi kosovar u ndal edhe te aventura e tij në Shqipëri me Vllazninë e Shkodrës, duke treguar për procesin e përshtatjes në një kampionat të ri, ndeshjet më të rëndësishme dhe golat që i kanë mbetur më shumë në kujtesë. Ai shpjegoi gjithashtu se si kjo eksperiencë ndikoi në zhvillimin e tij si futbollist dhe si person. Në pjesën tjetër të diskutimit, Rexha foli për periudhat e tij te Prishtina, Drita, Feronikeli dhe klubet e tjera ku ka lënë gjurmë, duke kujtuar momentet më të veçanta dhe bashkëpunimet me trajnerë e bashkëlojtarë të ndryshëm gjatë karrierës së tij. Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua titujve kampionë të fituar me Dritën dhe Feronikelin, ku ai analizoi dallimet mes këtyre sukseseve dhe sfidat që kanë shoqëruar secilin rrugëtim drejt trofeut, duke zbuluar edhe prapaskena interesante nga ato sezone. Në fund, Kastriot Rexha foli për krenarinë që ndjen kur sheh rrugëtimin e tij nga Hysi deri te Drenica, duke reflektuar mbi golat, trofetë dhe respektin e fituar ndër vite në futbollin kosovar, si dhe duke dhënë mendimin e tij për gjendjen aktuale të futbollit në vend.

- EXFIS 


- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.

Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit


- E Bukura e Dheut

 

- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  

- Për më shumë: https://www.ebukura.com

Podden och tillhörande omslagsbild på den här sidan tillhör Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva. Innehållet i podden är skapat av Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva och inte av, eller tillsammans med, Poddtoppen.