Arena e Yjeve - Telegrafi
Avsnitt

#89 - Arena e Yjeve – Visar Zogiani - Debutimi si 16-vjeçar dhe ndeshjet që lanë gjurmë

Dela

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte ish-futbollisti i njohur kosovar Visar Zogiani, i cili foli për rrugëtimin e tij në futboll, momentet më të veçanta të karrierës dhe opinionet e tij rreth futbollit vendor dhe atij evropian.  Gjatë bisedës, Zogiani kujtoi debutimin e tij në futbollin profesionist si vetëm 16-vjeçar, në kohën kur trajner i ekipit ishte Eroll Salihu. Ai tregoi edhe për periudhën e gjatë te KEK, ku kaloi shtatë vite, duke e cilësuar atë si një nga etapat më të rëndësishme në formimin e tij si futbollist. Po ashtu, ish-futbollisti kosovar foli edhe për ndeshjen e paharrueshme ndaj Paris Saint-Germain, duke shprehur keqardhjen që nuk pati mundësinë të luante në atë takim ndaj gjigantit francez. Ai kujtoi edhe një moment interesant me presidentin e klubit parisien, Nasser Al-Khelaifi, duke e cilësuar si një përvojë të veçantë në karrierën e tij. Në pjesën tjetër të diskutimit, Zogiani u ndal te përballja mes FC Prishtina dhe Sivasspor, të cilën e konsideroi shumë të rëndësishme për futbollin kosovar në atë periudhë. Ai kujtoi atmosferën e asaj ndeshjeje, si dhe praninë e legjendës braziliane Roberto Carlos në krye të klubit turk, duke e përshkruar si një eksperiencë të madhe për futbollin vendor. Zogiani komentoi edhe futbollin aktual në Kosovë, ku dha parashikimin e tij për finalen e Kupës së Kosovës mes Dukagjini dhe Ferizaj, duke analizuar formën e ekipeve dhe shanset që secila skuadër ka për ta fituar trofeun. Në fund, ai foli edhe për finalen e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal, duke dhënë mendimin e tij për favoritin dhe mënyrën se si e sheh përballjen mes dy gjigantëve evropianë.

- EXFIS 


- Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.

Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit


- E Bukura e Dheut

 

- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  

- Për më shumë: https://www.ebukura.com

Podden och tillhörande omslagsbild på den här sidan tillhör Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva. Innehållet i podden är skapat av Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva och inte av, eller tillsammans med, Poddtoppen.