Muhabete n'trandofilishte
Avsnitt

7. Muhabet me Shkemb Nivokazin: Murakaba, tre nivelet e jakinit, pejgamberi alejhi selam dhe shokët e tij në Kitab el Luma (III)

Dela

Bismilahi rrahmani rrahim


Mire se vini në ciklin e muhabeteve ne trandofilishte.


Mbas epizodës së dytë në Kitab el Luma, pra podcastit numër 6, në këtë epizodë Shkembi fokusohet ma shumë rreth temës së murakabasë apo vrojtimit të gjendjeve a stacioneve shpirtnore, tre niveleve të jakinit dhe kuptimit te Kuranit, pejgamberit alejhi selamdhe sahabeve të shtjellueme në Kitab el Luma [shq. Librin e Flakërimeve].


Shkembi, siç e kemi cekë edhe ma heret, vjen prej qytetit Gjakovë të Kosovës. Ka krye shkollën e mesme në Medresën Alauddin të Prizrenit për të vazhdue masnej me fakultetin e përgjithshëm teologjik dhe masterin mbi Tesavufin në Universitetin Marmara të Stambollit.


Studimet e tija i kreu me hulumtimin dhe temën “Tarikati Rifai në Kosovë dhe vepra Rehber e Shejh Adem Nurit”


Pa e zgjatë ma shume, ju ftojmë ta dëgjoni muhabetin tonë të shtatë. 

Ndigjim te kandshem!


Kapitujt

00:00 Hyrje

02:31 Murakaba: Vrojtimi i gjendjeve dhe stacioneve shpirtnore

07:37 Tre nivelet e jakinit

12:41 Qysh kuptohet Kurani sipas sufive?

22:53 Raporti i sufive me pejgamberin alejhi selam

36:09 Katër halifet


- Muzika: Marwan Kamel (Daily Maqam) - If Starlings Spoke

www.trandofilishta.com

Podden och tillhörande omslagsbild på den här sidan tillhör Trandofilishta. Innehållet i podden är skapat av Trandofilishta och inte av, eller tillsammans med, Poddtoppen.