Në këtë epizodë flitet rreth nji sufiu të hershëm të traditës islame të qujtun Ebu Nasr el Sarraxh el Tusi, i cili ka jetue përgjatë shekullit të 10-të dhe i cili asht autor i librit Kitab el Luma apo siç ish përkthy në shqip Libri i Flakërimeve.
Kitab el Luma ban pjesë në mesin e librave të parë dhe klasik të traditës shpirtnore islame. Në të paraqiten principet e vërteta të sufizmit dhe argumentet se sufizmi pajtohet dhe konfirmohet prej doktrinës kuranore dhe traditës profetike, apo sunnetit dhe hadithit.
Shkemb Nivokazi, në anën tjetër, vjen prej qytetit Gjakovë të Kosovës. Ka krye shkollën e mesme në Medresen Alauddin të Prizrenit për të vazhdue masnej me fakultetin e përgjithshëm teologjik dhe masterin mbi Tesavufin ne Universitetin Marmara te Stambollit.
Studimet e tija i kreu me hulumtimin dhe temën “Tarikati Rifai në Kosovë dhe vepra Rehber e Shejh Adem Nurit”.
Ju ftojmë ta degjoni muhabetin tonë të pestë.
Ndigjim të kandshëm!
- Muzika: Marwan Kamel (Daily Maqam) - If Starlings Spoke
Podden och tillhörande omslagsbild på den här sidan tillhör
Trandofilishta. Innehållet i podden är skapat av Trandofilishta och inte av,
eller tillsammans med, Poddtoppen.