What you(th) doing?
Avsnitt

Episodi 2.3: Lodhja Dixhitale - Pse truri yt ka nevojë për "Airplane Mode"

Dela

Në episodin e radhës të podcast-it “What You(th) Doing?”, ndalemi për të reflektuar si ndikon teknologjia tek mirëqenia jonë e brendshme.


Me titullin “Lodhja Digjitale: Pse truri yt ka nevojë për “”Airplane Mode”, një bisedë e sinqertë dhe reflektuese e moderuar nga dy anëtaret tona të Blueprint, Ema dhe Empa, eksplorojnë: A është teknologjia një ndihmë apo barrë për shëndetin tonë mendor? Si ndikojnë pajisjet digjitale në ndjeshmërinë dhe emocionet tona? Dhe mbi të gjitha: si ruajmë kujdesin ndaj vetes, kur gjithçka ndodh “online”?


Në një epokë ku edhe ndjeshmëria po algoritmizohet, ky episod fton të rinjtë të mendojnë kritikisht për rolin e teknologjisë në shëndetin e tyre, jo për ta demonizuar, por për ta kuptuar me vetëdije.


Dëgjojeni episodin për një reflektim të thellë dhe të ndershëm mbi empatinë, ekranet dhe emocionet.

Podden och tillhörande omslagsbild på den här sidan tillhör UNA Albania. Innehållet i podden är skapat av UNA Albania och inte av, eller tillsammans med, Poddtoppen.