Njërin nga dy qëllimet në jetë i kishte arritur. Nuk kishte mundur të shkollohej, ëndërr nga e cila ende nuk ka arritur të heqë dorë, por ishte martuar në qytet, gjë që e kishte qëllim në vete.

Po jetonte e lumtur deri kur ndodhi lufta.

Në përpjekje për të siguruar ushqim, ajo kishte dalë në rrugët e njërit prej qyteteve të Kosovës, ku u rrëmbye nga paramilitarët serbë e pastaj u mbajt me orë të tëra në një kafene.

Aktore: Rebeka Qena

Kompozitor: Memli Kelmendi

Dramaturg: Visar Krusha

Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

"Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Podden och tillhörande omslagsbild på den här sidan tillhör Kosovo 2.0 & Integra. Innehållet i podden är skapat av Kosovo 2.0 & Integra och inte av, eller tillsammans med, Poddtoppen.