“Shtyllat e Tokës” rrëfen historinë e Filipit, kryemurg i Kingsbrixhit, i cili merr përsipër të ndërtojë katedralen gotike më të madhe që ka njohur bota… historinë e Tomit, muratorit që bëhet arkitekti i tij, një njeri i ndarë më dysh në shpirtin e vet… atë të zonjës Aliena, që nuk mund të shpëtojë nga një turp i fshehtë… dhe historinë e luftës ndërmjet të mirës dhe të keqes, që do ta kthejë kishën kundër shtetit dhe vëllanë kundër vëllait.

Një rrëfenjë epike magjepsëse e ambicies, anarkisë dhe pushtetit absolut, e vendosur në sfondin e gjerë mesjetar të Anglisë së shekullit të dymbëdhjetë – kjo është kryevepra historike e Ken Follett-it.

Podden och tillhörande omslagsbild på den här sidan tillhör Libra Audio ne Shqip. Innehållet i podden är skapat av Libra Audio ne Shqip och inte av, eller tillsammans med, Poddtoppen.