Profesionet e lidhura me teknologjinë dhe kompjuterin panë një rritje jo të zakontë gjatë pandemisë si në volumet e shitjes, punësim dhe paga dhe kjo qe e vlefshme edhe për bizneset e sektorit në vendin tonë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se, indeksi i fondit të pagave në bizneset e programimit të kompjuterëve u rrit në tremujorin e dytë më 14.6% në raport me fundin e vitit, teksa pjesa e profesioneve të tjera panë ulje të fondit të pagave, punësimit dhe shitjeve me ritme dyshifrore. Nga viti bazë 2015, indeksi i fondit të pagave në programimet kompjuterike është rritur deri sot me 75%. Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë dhe nevoja e bizneseve për t’u përshtatur dhe për të qenë konkurrues, po i bën gjithnjë e më të kërkuar profesionistët e IT-së.
Podden och tillhörande omslagsbild på den här sidan tillhör
Tomi Kallanxhi. Innehållet i podden är skapat av Tomi Kallanxhi och inte av,
eller tillsammans med, Poddtoppen.